'Jemi takuar me Ibrahim Rugovën, në Shqipëri na priti edhe Adem Jashari', ish-punëtori i FFK-së me rrëfim interesant

'Jemi takuar me Ibrahim Rugovën, në Shqipëri na priti edhe Adem Jashari', ish-punëtori i FFK-së me rrëfim interesant

Sport February 24, 2020 - 18:46

Ish-anëtari i kryesisë së FFK-së, Skënder Selmani është i ftuar në emisionin 'Rock n'Roll Football', i cili transmetohet në Radio Prishtina dhe TV Zëri.

Ai ishte anëtar i kryesisë së FFK-së gjatë viteve 1991 -1994 në pavarësimin e futbollit kosovar, njëherësh edhe nënkryetar i gjyqtarëve dhe kryetar i Këshillit të Garave, me të do të flitet për temën “Gjendja momentale në futbollin kosovar”, raporton Zëri.info.

Gjithashtu, Selmani ka qenë në vitet e 90-ta edhe drejtor në klubin prishtinas, Ramiz Sadiku.

Selmani fillimisht ka folur për periudhën e mëvetësimit të futbollit kosovar në kohën e sundimit serb, derisa ka përmendur edhe Ibrahim Rugovën dhe Adem Jasharin.

Image

"Në atë periudhë kanë qenë partitë, LDK dhe LP, por në asnjë mënyrë nuk kemi dashur ndërhyrje të politikës në sport", ka thënë Skënder Selmani në 'Rock n'Roll Football', përcjell Zëri.info.

"Mirëpo, kemi pasur përkrahje, kemi takuar edhe presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova. Kur kemi qenë në Shqipëri, Adem Jashari na priti në stadiumin 'Selman Stërmasi'. Ai na përgëzoi ne për punën e tij", vlerësoi Selmani.

"I trajtoj lojtarët dhe referët si luftëtarë të UÇK-së. Kanë rrezikuar shumë. Sot, instuticionet duhet të kenë një trajtim korrekt", shtoi ai./Zëri.info