Ish-anëtari i kryesisë së FFK-së rrëfehet për futbollin kosovar në kohën e okupimit serb: Më të rrezikuarit kanë qenë..

Ish-anëtari i kryesisë së FFK-së rrëfehet për futbollin kosovar në kohën e okupimit serb: Më të rrezikuarit kanë qenë..

Sport February 24, 2020 - 18:42

Ish-anëtari i kryesisë së FFK-së, Skënder Selmani është i ftuar në emisionin 'Rock n'Roll Football', i cili transmetohet në Radio Prishtina dhe TV Zëri.

Ai ishte anëtar i kryesisë së FFK-së gjatë viteve 1991 -1994 në pavarësimin e futbollit kosovar, njëherësh edhe nënkryetar i gjyqtarëve dhe kryetar i Këshillit të Garave, me të do të flitet për temën “Gjendja momentale në futbollin kosovar”, raporton Zëri.info.

Gjithashtu, Selmani ka qenë në vitet e 90-ta edhe drejtor në klubin prishtinas, Ramiz Sadiku.

Selmani fillimisht ka folur për periudhën e mëvetësimit të futbollit kosovar në kohën e sundimit serb.

"Në periudhën e mëvetësimit të futbollit të Kosovës, nuk nisi nga individët, por nga të gjithë njerëzit nga klubet", u shpreh Selmani në 'Rock n'Roll Football', përcjell Zëri.info.

"Atëherë ne kishim administratë, status dhe me mundësitë tona i kemi pasur edhe lokalet tona për të vepruar", vlerësoi ai.

"E kemi pasur për obligim t'iu themi referëve kujdes. Ata që kanë rrezikuar kanë qenë lojtarët dhe referët", theksoi Skënder Selmani./Zëri.info