Te Barcelona nuk flasin më për Pique dhe Umtiti, kërkohet transferimi i mbrojtësit shqiptar

Te Barcelona nuk flasin më për Pique dhe Umtiti, kërkohet transferimi i mbrojtësit shqiptar

Sport February 24, 2020 - 17:27

Marash Kumbulla është duke përjetuar një ëndërr të madhe në Itali, teksa me gjysmë sezoni ka një rritje të frikshme të vlerës së tij, por njëkohësisht edhe ka fituar interesimin e shumë klubeve të njohura.

Për ta nisur që nga Anglia, atje ku klube si Manchester City, United, Liverpool dhe Chelsea e kërkojnë për afatin kalimtar veror, shkruan Zëri.info.

Në Gjermani ishte Bayern Munich dhe Dortmundi që hodhën vështrimin e tyre te mbrojtësi shqiptar, ndërsa në Itali, kërkohet nga të gjitha skuadrat pretendente për titullin kampion.

Kjo është situata reale e Kumbullës dhe aspak e ekzagjeruar, por që për t’u kompletuar, vjen edhe interesimi i një tjetër gjigandi evropian. 

Image

“Tuttohellasverona” shkruan se në bazë të informacioneve të saj, Barcelona ka shprehur dëshirën për të marrë shërbimet e Marash Kumbullas.

Katalunasit kërkojnë që të përforcojnë mbrojtjen duke marrë parasysh vitet që tashmë nuk flasin më për Pique dhe një formë të dobët të Umtitit. 

Në këto kushte, Barcelona e kërkon një qendërmbrojtës që të rritej menjëherë pranë Pique dhe Kumbulla është kandidati i mundshëm./Zëri.info