Detaje të reja të hetimit të menaxherit shqiptar për pastrim parash

Detaje të reja të hetimit të menaxherit shqiptar për pastrim parash

Sport February 24, 2020 - 17:12

Fali Ramadani e gjeti veten në qendër të një skandali për evazion fiskal në Spanjë.

Të dielën, dje, autoritetet hetuese në Spanjë kontrolluan shtëpinë e Ramadanit për disa prova, shkruan Zëri.info.

Garda civile spanjolle kontrolloi dokumentet e tij për disa orë, për pastrim parash dhe evazion fiskal, që përfshinin Europolin, Zyrën e Taksave dhe ekipin e krimit të organizuar.

Ramadani u urdhërua të paraqitet në Gjykatën Kombëtare.

Image

Ai nuk është i vetmi i dyshuar, pasi aty përfshihen edhe disa menaxherë futbolli nga Evropa Lindore.

Në lidhje me këtë rast është marrë në pyetje edhe ish-drejtori i Mallorcas, Maheta Molango.

Sipas 'Ultimate Choir', Molango iu kishte dhënë kontrata disa futbollistëve të Mallorcas, të përfaqësuar nga Ramadani.

Ndryshe, Ramadani njihet edhe si menaxher i suksesshëm me futbollistë nga Serbia, si në rastin e Luka Jovic, të cilin e transferoi te Real Madridi./Zëri.info