Rreziku nga koronavirusi, ky pritet të jetë vendimi i Qeverisë së Italisë për ndeshjet e futbollit

Rreziku nga koronavirusi, ky pritet të jetë vendimi i Qeverisë së Italisë për ndeshjet e futbollit

Sport February 24, 2020 - 16:56

Qeveria italiane pritet të jap leje që ndeshjet e Serie A, Kupës së Italisë dhe ndeshjet evropiane të luhen pa shikuesë, për shkak të rreziqeve nga koronavirusi.

Katër ndeshje të Serie A janë shtyrë dje për shkak të përhapjes së virusit kinez, shkruan Zëri.info.

Ideja e zhvillimit të ndeshjeve në terren neutral është vënë si mundësi, por që pritet të refuzohet.

Edhe presidenti i Federatës së Futbollit italian ka kërkuar nga qeveria që ndeshjet të luhen pa shikuesë.

Kjo kërkesë pritet të miratohet në mbrëmjen e sotme.

Një njoftim zyrtar do të bëhet në orët e ardhshme./Zëri.info