Çmenduri totale në Turqi: Pas ofendimeve, presidenti i Fenerbahçes i vërsulet tifozëve

Çmenduri totale në Turqi: Pas ofendimeve, presidenti i Fenerbahçes i vërsulet tifozëve

Sport February 24, 2020 - 16:44

Dihet se sa mbretëron fantazizmi në futbollin turk, i cili mund të shihet edhe në derbin e djeshëm mes Fenerbahçes dhe Galatasarayt.

Galatasaray fitoi me rezultat 1:3 si mysafir i Fenerbahçes për herë të parë pas dy dekadash, në një ndeshje ku u dhuruan dy kartonë të kuq dhe 12 të verdhë, shkruan Zëri.info.

Një rezultat i tillë zemëroi aq shumë tifozët e Fenerit, të cilët kërkuan largimin e presidentit të klubit, Ali Koç.

Derisa tifozët u larguan nga stadiumi, ata ofenduan presidentin me të madhe.

Ai u largua në një mënyrë 'dinake' nga tribuna, dhe tifozët vazhduan në drejtim të tij duke e ofenduar dhe duke tentuar ta sulmojnë.

Por, masat e sigurisë ishin të rrepta dhe ndaluan tifozët për ta shkaktuar ndonjë kaos./Zëri.info