Morina për rastin Iviç: Ne nuk jemi si serbët, Ambasada e SHBA-ve dhe Gjermane i dha 'shuplakë' Serbisë

Morina për rastin Iviç: Ne nuk jemi si serbët, Ambasada e SHBA-ve dhe Gjermane i dha 'shuplakë' Serbisë

Sport February 23, 2020 - 23:14

Ditët e fundit në media ka bërë një lajm rreth futbollistit serb nga Graçanica Ilija Iviç, i cili luan me Flamurtaritn e Prishtinës, raporton Zëri.info. 

Iviç ka marrë ftesë edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës U-19 që drejtohet nga Ramiz Krasniqi derisa mediat serbe janë tërbuar me vendimin e lojtarit për ta përfaqësuar Kosovën. 

Image

Lidhur më çështjen në fjalë ka folur së fundmi edhe drejtori sportiv i Flamurtarit, Arbnor Morina. 

"Ne nuk po ia cënojmë të drejtën askujt që të zhvillohet dhe të luajë futboll. Në këtë rast sikurse ne rastet e tjera, ne jemi fitues ndaj Serbisë. Shuplakën më të mëdha ia kanë dhënë serbëve Ambasada e SHBA-ve dhe ajo e Gjermanisë. Ne nuk jemi si komshijët tanë", ka thënë Arbnor Morina, përcjell Zëri.info. 

Ilija Iviç është serb nga Graçanica dhe është lindur në vitin 2003. 

Pas vendimit për të luajtur me Kosovën, nëna e tij është larguaar nga puna nga Komuna e Graçanicës. 

Ai luan si mbrojtës dhe konsiderohet si futbollist me shumë talent. /Zëri.info