REZULTAT I JASHTËZAKONSHËM: Luksemburg - Kosovë, përfundon ndeshja
FOTO: Laura Hasani

REZULTAT I JASHTËZAKONSHËM: Luksemburg - Kosovë, përfundon ndeshja

Sport February 23, 2020 - 19:46

Përfaqësuesja e Kosovës e ka fituar edhe ndeshjen e dytë para-eliminatore.

'Dardanët' kanë arritur ta mposhtin edhe Luksemburgun me rezultat të ngushtë, 80:84, raporton Zëri.info.

Takimi vlente për parakualifikimet e Kupës së Botës 2023.

Me dy fitore nga po aq ndeshje, djelmoshat tanë kryesojnë grupin B.

Basketbollistët tanë morën përkrahje të madhe nga tifozët shqiptarë të pranishëm në sallë.

Më i dalluari në Përfaqësuesen tonë ishte Drilon Hajrizi me 25 pikë dhe Kastrati me 19 sosh./Zëri.info