Humbje e dhimbshme për Dukagjinin, Elezaj kritikon ndarjen e drejtësisë

Humbje e dhimbshme për Dukagjinin, Elezaj kritikon ndarjen e drejtësisë

Sport February 23, 2020 - 15:51

Dukagjini i Klinës ka pësuar humbje të dhimbshme sot në Mitrovicë ku u mposht nga Trepça’89 në finisht të ndeshjes me rezultat 2:1, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, me paraqitjen e futbollistëve të tij ka mbetur i kënaqur trajneri i kësaj skuadre Severin Elezaj, i cili ka paralajmëruar së Dukagjini nuk do të jetë rival i lehtë për askënd.

“Edhe në këtë ndeshje po të ishte ndarja e drejtësisë ashtu siç duhej ne do të dilnim me pikë nga kjo përballje. Ne do të luajmë njësoj ndaj çdo kundërshtari, sikurse në dy ndeshjet e para të pranverës. Më shumë nuk ka se çfarë të shtoj”, deklaroi pas ndeshjes Elezaj për supersport. /Zëri.info