Festoi si i çmendur duke i hequr pantallonat kundër ish-ekipit të tij, ky është dënimi për trajnerin

Festoi si i çmendur duke i hequr pantallonat kundër ish-ekipit të tij, ky është dënimi për trajnerin

Sport February 23, 2020 - 15:39
Lajmet e fundit nga sporti

Një trajner në Zanzibar festoi si i çmendur pasi skuadra e tij shënoi gol ndaj ish-ekipit të tij që e kishte shkarkuar, transmeton zeri.info

Mani Gamera ishte duke menaxhuar ekipin e tij momental, Miembeni kundër ish-skuadrës, Jang'ombe, që e kishte shkarkuar më herët.

Ai arriti të shënojë fitore kundër ish-skuadrës së tij.

Ndërsa, pas vërshëllimës së fundit vrapoi drejt tifozëve rivalë dhe e teproi paksa me festimin e tij. Ai bëri disa gjeste provokuese, para se t’i hiqte pantallonat.

Tash trajneri është suspenduar me gjashtë muaj dhe gjithashtu me një gjobë prej 100 dollarësh për gjestet e tij./Zëri