Zbulohet biseda emocionuese, ja çfarë i tha Fury Wilderit pas përfundimit të meçit

Zbulohet biseda emocionuese, ja çfarë i tha Fury Wilderit pas përfundimit të meçit

Sport February 23, 2020 - 15:13
Lajmet e fundit nga sporti

Tyson Fury ka treguar njërën prej paraqitjeve të tij më të mira në karrierë për t’i dhënë fund sundimit pesë-vjeçar të Deontay Wilderit si kampion i botës në kategorinë e peshave të rënda në WBC, shkruan zeri.info

Britaniku shkatërroi rivalin e tij në një mënyrë që pakkush e kishte pritur pas barazimit në meçin e parë mes tyre në vitin 2018.

Lexo edhe Kush do të jetë rivali i ardhshëm i Furyt pas triumfit ndaj Wilderit?
Sport February 23, 2020

Fitorja e Furyt erdhi me nokaut teknik ne raundin e shtatë, derisa ekipi i Wilderit hodhi peshqirin dhe britaniku u shpall kampioni i ri i botës.

Në përfundim të meçit Fury kishte treguar respekt të madh për Wilderin.

“Çfarë luftëtari, çfarë luftëtari je. Ndaj kujtdo që je. Më lejo të të them diçka, në atë raund të parë, ishe një dinamit i vërtetë. Zoti të bekoftë ty dhe familjen tënde”, i ka thënë Fury Wilderit./Zëri