Ballkani fundos Ferizajn, Munishi tregon pse penalltinë e gjuajti portieri

Ballkani fundos Ferizajn, Munishi tregon pse penalltinë e gjuajti portieri

Sport February 23, 2020 - 15:07
Kampioni vjeshtor Ballkani në shtëpi të vetë e mposhti Ferizajn me rezultat 3:0 për t’u rikthyer në pozitën e parë në tabelë

Me tri ndeshje që u zhvilluan sot u mbyll java e 19-të e IPKO Superligës së Kosovës në futboll e cila sa po vjen e po bëhet më interesant, shkruan Zëri.info.

Kampioni vjeshtor Ballkani në shtëpi të vetë e mposhti Ferizajn me rezultat 3:0 për t’u rikthyer në pozitën e parë në tabelë.

Trajneri i Ballkanit Ismet Munishi e ka komentuar këtë ndeshje derisa ka folur edhe për rastin e penalltisë së tretë që e realizoi portieri Armend Ruxhi.

“Ferizaj luajti fort që është normale pasi ka shumë nevojë për pikë. Deri te goli i dytë patëm vështirësi por gjithsesi është një rezultat i kënaqshëm në fund. Neve na mbetet t’i përmirësojmë disa gjëra për ndeshjet e radhës ku na pret një duel i fortë me Prishtinën. Sa i përket penalltisë së tretë, portieri Ruxhi ishte deciziv te rasti i Ferizajt duke na shpëtuar nga barazimi dhe ai ka kohë që ka kërkuar nga unë të gjuajë një penallti pasi luan bukur me këmbë dhe si shpërblim që na shpëtoi te ai rasti deciziv ia dhamë rastin të gjuajë”, ka thënë për supersport Ismet Munishi. /Zëri.info

Image