Infektuar: 1083
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Superliga Live: Goool në fund të ndeshjes Trepça'89 - Dukagjini

Superliga Live: Goool në fund të ndeshjes Trepça'89 - Dukagjini

Sport February 23, 2020 - 12:05
Lajmet e fundit nga sporti

Me tri ndeshje që zhvillohet sot mbyllet java e 19-të e IPKO Superligës së Kosovës në futboll e cila sa po vjen e po bëhet më interesant, shkruan Zëri.info.

Kampioni vjeshtor Ballkani në shtëpi të vetë e pret Ferizajn e lënduar pas dorëheqjes së trajnerit Bekim Isufi.

Skuadra e Ismet Munishit llogaritet favorite e madhe dhe vetëm ndonjë mrekulli do të bënte që kjo skuadër të mos fitojë sot, fitore e cila do ta rikthente në pozitën e parë të cilën tashmë e mban Drita.

Një ndeshje joshëse është edhe ajo në Gjilan ku skuadra e Gjilanit e pret Flamurtarin. Pikët si për Gjilanin që lufton për titull ashtu edhe për Flamurtarin që lufton për mbijetesë janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Ndeshja e fundit është ajo ndërmjet Trepçës’89 e Dukagjinit ku mitrovicasit cilësohen favoritë të mëdhenj. Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 13:00. /Zëri.info

Superliga live:

Ballkani – Ferizaj 3:0

Mbyllet ndeshja

90' Liridon Fetahaj edhe njëherë ka nxjerrë një penallti, portieri Ruxhi gjuan dhe shënon. 

85' Goool, Liridon Fetahaj pengohet në zonë, penallti për Ballkanin të cilin në gol mjeshtror e shndërroi Arbër Hoxha 2:0.

46' Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë.

27' Goool, Edvin Kuc ka shënuar një supergol ndaj Ferizajt për rezultatin 1:0.

5' Taulant Dajaku, Fillionit Shaqiri e Gentrit Halili të Ferizajt ndëshkohen me kartonë të verdhë, punë e madhe  për gjytarin Alban Shala.

01 Nis ndeshja.

Ndeshjet nisin me një minutë heshtje në nderim të ish futbollistit dhe trajnerit Gëzim Kaçanikut.

Formacionet:

Ballkani: Ruxhi, Berisha, Prekazi, Krasniqi, Potoku, Gashi, Kuç, Baftiu, Hoxha, Topalli, Magani.  Trajner: Ismet Munishi

 Ferizaj: Blakçori, Halili, Bardhi, Kuka, Stojanovski, Shaqiri, Asani, Dajaku, Krasniqi, Sadriu, Orana.  Trajner: Burim Qerkini

 Gjyqtarë: Alban Shala, Granit Hyseni, Visar Kelmendi, Tefik Maloku

Gjilani – Flamurtari 2:0

Mbyllet ndeshja

70' Goool, Tomislav Busiq ka dyfishuar epërsinë e Gjilanit me një gol të bukur.

46' Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë.

 39' Gooo, Sebino Plaku ka shënuar në portën e Flamurtarit për rezultatin 1:0

01' Nis ndeshja.

Ndeshjet nisin me një minutë heshtje në nderim të ish futbollistit dhe trajnerit Gëzim Kaçanikut.

Formacionet:

Gjilani: Haxhihamza, Kastrati, Halili, Kqiku, Ferreira, Useini, Shabani, Jonuzi, Plaku, Progni, Busiç. Trajner: Gentjan Mezani

Flamurtari: Selimaj, Zeqaj, Gucev, Dumani, Maxhuni, Boshnjaku, Zeqiri, Shala, Bruqi, Lloga, Kelmendi. Trajner: Sunaj Keçi

Gjyqtarë: Selim Isufi, Erduan Baliqi, Benon Këpuska, Bardh Ajeti

Trepça’89 – Dukagjini 2:1

89' Arb Manaj ka shënuar për Trepçën'89 në minutën e fundit të ndeshjes.

75′ Granit Arifaj i Dukagjinit ndëshkohet me karton të kuq!

70' Arb Manaj barazon rezultatin nga penalltia.

46' Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë.

27' Goool, Dukagjini ka kaluar në epërsi ndaj Trepçës'89 me golin e shënuar nga Mark Milicaj.

01 Nis ndeshja.

Ndeshjet nisin me një minutë heshtje në nderim të ish futbollistit dhe trajnerit Gëzim Kaçanikut.

Formacionet:

Trepça ’89: Hyseni, Asare, Pira, Statovci, Hoti, Jashari, Traore, Ahmeti, Emini, Muja, Manaj.  Trajner: Shpëtim Idrizi

 Dukagjini: Muhaxhiri, Shala, Mustafa, Palushaj, Basriu, Doshlaku, Dushi, Mulaj, Memaj, Miliacaj, Merlaku.  Trajner: Severin Elezaj

 Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Alban Ejupi, Meriton Berisha, Vigan Ibërdemaj