Këtu mund ta shikoni përballjen e plotë Fury – Wilder

Këtu mund ta shikoni përballjen e plotë Fury – Wilder

Sport February 23, 2020 - 12:00
Lajmet e fundit nga sporti

Tyson Fury ka treguar njërën prej paraqitjeve të tij më të mira në karrierë për t’i dhënë fund sundimit pesë-vjeçar të Deontay Wilderit si kampion i botës në kategorinë e peshave të rënda në WBC, shkruan zeri.info

Britaniku shkatërroi rivalin e tij në një mënyrë që pakkush e kishte pritur pas barazimit në meçin e parë mes tyre në vitin 2018.

Ai e rrëzoi përtokë amerikanin në raundin e tretë dhe të pestë.

Ndërkohë, gjatë meçit Wilder u përgjak në vesh dhe në gojë.

Fitorja e Furyt erdhi me nokaut teknik, derisa ekipi i Wilderit hodhi peshqirin dhe britaniku u shpall kampioni i ri i botës.

Meçin e plotë mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm: