Kampioni vjeshtor Ballkani gati për spektaklin e radhës, interesant edhe në Gjilan

Kampioni vjeshtor Ballkani gati për spektaklin e radhës, interesant edhe në Gjilan

Sport February 23, 2020 - 10:19
Lajmet e fundit nga sporti

Me tri ndeshje që zhvillohet sot mbyllet java e 19-të e IPKO Superligës së Kosovës në futboll e cila sa po vjen e po bëhet më interesant, shkruan Zëri.info.


Kampioni vjeshtor në shtëpi të vetë e pret Ferizajn e lënduar pas dorëheqjes së trajnerit Bekim Isufi.

Skuadra e Ismet Munishit llogaritet favorite e madhe dhe vetëm ndonjë mrekulli do të bënte që kjo skuadër të mos fitojë sot, fitore e cila do ta rikthente në pozitën e parë të cilën tashmë e mban Drita.

Image

Një ndeshje joshëse është edhe ajo në Gjilan ku skuadra e Gjilanit e pret Flamurtarin. Pikët si për Gjilanin që lufton për titull ashtu edhe për Flamurtarin që lufton për mbijetesë janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Ndeshja e fundit është ajo ndërmjet Trepçës’89 e Dukagjinit ku mitrovicasit cilësohen favoritë të mëdhenj. Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 13:00. /Zëri.info

Image