Kryeministri italian shtynë tri ndeshje të Serisë A për shkak të koronavirusit

Kryeministri italian shtynë tri ndeshje të Serisë A për shkak të koronavirusit

Sport February 23, 2020 - 09:37
Lajmet e fundit nga sporti

Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka shtyrë tri ndeshje të Serisë A, duke përfshirë ndeshjen mes Interit dhe Sampdorias për shkak të shpërthimit të koronavirusit në Milano, transmeton zeri.info

Interi konfirmoi këtë vendim përmes rrjetit social “Twitter” mbrëmjen e së shtunës, ndërsa janë shtyrë edhe ndeshjet Atalanta – Sassuolo dhe Hellas Verona – Cagliari.

“Qeveria është duke punuar në masa urgjente për t’u përballur me vendosmëri dhe për të parandaluar rastet e shpërndarjes së koronavirusit”, thuhet në letrën e Ministrit të Sportit, Vincenzo Spadafora drejtuar presidentit të Komitetit Italian Olimpik, Giovanni Malago pak para mesnatës të shtunën./Zëri