Rrëfehet Werner: Do të përshtatesha te ky klub

Rrëfehet Werner: Do të përshtatesha te ky klub

Sport February 23, 2020 - 08:57
Lajmet e fundit nga sporti

Sulmuesi i Leipzigut, Timo Werner ka deklaruar se do të ishte i hapur për të punuar me Jurgen Kloppin te Liverpooli edhe nuk i ngutet që të shtyjë për një transferim, transmeton zeri.info 

23-vjeçari ka shpërthyer me klubin gjerman, derisa këtë edicion ka realizuar 21 gola në Bundesligë.

I pyetur se a është Liverpooli një destinacion i mundshëm, reprezentuesi gjerman u përgjigj: “Aty është njëri prej trajnerëve më të mirë në botë, Jurgen Klopp dhe ai është gjithashtu gjerman".

“Shumë gjëra sugjerojnë që ndoshta unë do të përshtatesha mjaft mirë me stilin tim të lojës. Por, nuk mendoj për këtë momentalisht sepse ne kemi shumë për të bërë me Leipzigun”, ka shtuar ai.