Flet Wilder, kështu arsyetohet për humbjen

Flet Wilder, kështu arsyetohet për humbjen

Sport February 23, 2020 - 08:34
Lajmet e fundit nga sporti

Deontay Wilder është mposhtur nga Tyson Fury në Las Vegas në meçin e vlefshëm për titull të botës, transmeton zeri.info

Tyson Fury ka treguar njërën prej paraqitjeve të tij më të mira në karrierë për t’i dhënë fund sundimit pesë-vjeçar të Wilderit si kampion i botës në kategorinë e peshave të rënda në WBC.

Fury fitoi me nokaut teknik, derisa ekipi i Wilderit hodhi peshqirin në raundin e shtatë.

Amerikani është shprehur i zhgënjyer me hedhjen e peshqirit në tokë nga ekipi i tij.

“Boksieri më i mirë fitoi sonte, por ekipi im e hodhi peshqirin edhe pse unë isha i gatshëm ta fitoja meçin”, ka thënë Wilder.

 “Ndodhi çfarë ndodhi, nuk mund të arsyetohem sonte. Vetëm sikur ekipi im të më lejonte ta fitoja meçin. Unë jam luftëtar. Ai bëri një paraqitje të madhe sonte por ne do të rikthehemi më të fortë”, shtoi ai./Zëri