Reali ia dorëzon pozitën e parë Barcelonës, humb nga Levante

Reali ia dorëzon pozitën e parë Barcelonës, humb nga Levante

Sport February 22, 2020 - 23:07
Real Madridi ia ka dorëzuar pozitën e parë Barcelonës, duke pësuar humbje të papritur nga Levante

Skuadra modeste ka mundur madrilienët me rezultat minimal, 1:0.

Goli i vetëm u shënua në minutën e 79 nga Morales.

Reali krijoi 18 raste për gol në këtë ndeshje, megjithatë nuk arriti ta dërgojë asnjëherë topin aty ku duhet.

Pas kësaj humbje, Reali mbetet në pozitën e dytë me 53 pikë, dy më pak se Barcelona.

Ndërkohë, Levante është në vendin e 10 me 32 pikë.