Rama kërkon pezullimin e përjetshëm të tifozëve që dëmtuan stadiumin, i quan katërkëmbësha

Rama kërkon pezullimin e përjetshëm të tifozëve që dëmtuan stadiumin, i quan katërkëmbësha

Sport February 22, 2020 - 23:04
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar që të u ndalohet përgjithmonë hyrja në stadium disa tifozëve që kishin dëmtuar stadiumin ‘Air Albania’.

Përmes një postimi, Rama i ka quajtur tifozët, tashmë të arrestuar, katërkëmbësha.

Rasti i dëmtimit të stadiumit kishte ndodhur gjatë ndeshjes Kukësi-Tirana.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Uroj që një orë e më parë, këta lloj katërkëmbëshash të mbyllen pas hekurave që zgjaten deri në tavan dhe të ndalohen përgjithnjë të hynë në stadiumet tona, bash ashtu siç e parashikojnë NENET E REJA të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë KUNDËR DHUNËS NË SPORT

Image