Besa Famgas - Prishtina, kjo skuadër e fiton derbin dramatik

Besa Famgas - Prishtina, kjo skuadër e fiton derbin dramatik

Sport February 22, 2020 - 21:22
Detajet

Një ndeshje shumë të mirë ka ofruar derbi i javës në Superligën e Kosovës në hendboll.

Në palestrën “Karagaçi” në Pejë të shtunën janë takuar Besa Famgas e Prishtina.

Ndeshjen shumë të fortë e cilësore e fitoi Besa Famgas me rezultatin e ngushtë, 26:24.

Në palestër ishin rreth 1000 shikues që krijuan atmosferë shumë të mirë. Ata janë ndarë të kënaqur me hendbollin e treguar dhe me paraqitjen e lojtarëve.

Besa është forcuar në vend të parë me 32 pikë. Tani ka katër më shumë se Prishtina që është e dyta.

Të dy humbjet e këtij edicioni Prishtina i ka pësuar nga Besa. Ekipi pejan ka vetëm fitore. /Zëri.info