Manchester City fiton me vështirësi në fushën e Leicester Cityt

Manchester City fiton me vështirësi në fushën e Leicester Cityt

Sport February 22, 2020 - 21:05
Detajet

Manchester City ka shënuar një fitore të rëndësishme kundër skuadrës së Leicester City.

Në kuadër të xhiros së 27-të në Premierligë, Manchester City ka marrë tri pikë të reja, duke mposhtur Leicesterin me rezultat 0:1.

Heroi i këtij takimi ishte Gabriel Jesus, i cili shënoi 10 minuta para fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore, City rrit diferencën me Leicester për pozitën e dytë në tabelë, duke shkaur tashmë në 57 pikë.

Leicester në anën tjetër mbetet me 50 pikë në pozitën e tretë në tabelë.