ZYRTARE: Kapiteni Ylber Maloku largohet nga Trepça '89, këto janë arsyet

ZYRTARE: Kapiteni Ylber Maloku largohet nga Trepça '89, këto janë arsyet

Sport February 22, 2020 - 20:24
Zbuloni detajet

Para duelit të nesërm Trepça 89 – Dukagjini, vendasit kanë marr një lajm aspak të mirë.

Mesfushori kryesor i tyre, Ylber Maloku ka konfirmuar largimin nga ekipi, shkruan Gazeta Olle.

“Përmes këtij postimi dua të iu njoftoi se nga sot nuk jam më pjesë e Trepçës 89. Klubit i dëshirojë suksese në vazhdim dhe e falënderoj për këto 4 vite e gjysmë sa ishte pjesë e tyre”, ka shkruar futbollisti.

Pak minuta pas këtij postimi, Maloku ka dhënë një prononcim për largimin e tij befasues nga 89-shi.

“Thjeshtë mendoj se ky ishte fundi dhe pse në kohë të papërshtatshme, por falënderoj klubin për shqyrtimin e kërkesës sime. Kjo ndarje ishte në interes të dy palëve, si e imja ashtu edhe e klubit, të cilët i falënderoj”, tha fillimisht Maloku.

Tutje, Maloku kujtojmë momentet më të mira të tij te Trepça 89.

“Ishin momentet kur fituan titullin kampion si dhe Superkupën e Kosovës, gjithsesi edhe pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve si dhe paraqitjet te Kosova U-21 ishin nga momentet më të mira te kjo skuadër”, tha tutje Maloku.

Image

Për fund, mesfushori qendror tha se aktualisht nuk ka ndonjë skuadër të interesuar për të dhe se e ardhmja ende është e paqartë.

“Nuk e di momentalisht ku do të vazhdoj të luajë, sepse nuk kam pasur ndonjë interesim të transferohem doku, por shpresojë që së shpejti do të marr vendimin e ardhshëm për karrierën time”, përfundoi Maloku për gazetën.

Maloku, më parë ka qenë edhe pjesë e Kosovës U-21.

Image