ZYRTARE: 'Tërmet' te Feronikeli, largohen Albert Bunjaki dhe Agim Sopi

ZYRTARE: 'Tërmet' te Feronikeli, largohen Albert Bunjaki dhe Agim Sopi

Sport February 22, 2020 - 19:57
Zbuloni detajet

Humbja e sotme nga Llapi i ka kushtuar me vende punës dyshes, Albert Bunjaki e Agim Sopi.

Kështu ka njoftuar KF Feronikeli në komunikatën e fundit të lëshuar për media.

“Pas ndeshjes së sotme, drejtues të KF Feronikelit kanë mbajtur takim me këshilltarin e presidentit z. Albert Bunjaku dhe trajnerin e klubit të Feronikelit, z. Agim Sopi.

Me një marrëveshje të dyanshme dhe pas një takimi krejtësisht miqësor, u vendos që të ndahen rrugët mes dyshes Bunjaku dhe Sopi, me klubin e Feronikelit.

Klubi i futbollit Feronikeli, i uron shumë suksese z. Bunjakut dhe z. Sopi në hapat e tyre të mëtutjeshëm dhe i falënderon për korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës sa ishin në klub.

Për detaje të reja, do të njoftojmë me kohë opinionin”, thuhet në komunikatën e ‘Niklit’.

 

Image

Image