Messi gjunjëzon Eibarin, tejkalon krizën e Barcelonas

Messi gjunjëzon Eibarin, tejkalon krizën e Barcelonas

Sport February 22, 2020 - 17:59

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Eibarit me rezultat 5:0 në regji të Lionel Messit i cili shënoi katër gola në këtë sfidë që doli të jetë më e lehtë sesa është parashikuar për kataluanasit. Të pestin e shënoi Aryur Melo, shkruan Zëri.info.

Kampionët e Spanjës ditëve të fundit janë përballur me shumë telashe organizative, por si gjithmonë ka qenë argjentinasi Messi ai që ka ulur tensionet duke shkëlqyer në fushë dhe duke e quar Barcelonan drejt kreut të tabelës.

Pas kësaj fitoreje Barcelona ngjitet në pozitën e parë me 55 pikë dy më shumë sesa Real Madridi që është në pozitën e dytë por që ka një ndeshje më pak. /Zëri.info