E dhimbshme, kryetari i komunës shihet duke u larguar nga stadiumi gjatë pushimit të ndeshjes në momentet e fundit të jetës

E dhimbshme, kryetari i komunës shihet duke u larguar nga stadiumi gjatë pushimit të ndeshjes në momentet e fundit të jetës

Sport February 22, 2020 - 17:41

Del foto nga momentet e fundit të jetës së Haxhi Memollës, kryebashkiaku i Rrogozhinës i cili humbi jetën sot prej një infarkti në zemër.

Në foton e publikuar nga Balkanweb duket se Haxhi Memolla, njëkohësisht dhe President i i klubit të Egnatias së Rrogozhinës po linte stadiumin dhe tribunën kryesore për të shkuar në kafe, aty ku dhe do të pësonte infarktin.

52- vjeçari do të konsumonte një kafe duke përfituar nga pushimi 15 minutësh i ndeshjes Korabi i Peshkopisë- Egnatia e Rrogozhinës dhe do të rikthehej sërish në stadium por nuk ndodhi.

Memolla u zgjodh kryetar i Bashkisë së Rrogozhinës më 30 qershor të vitit të kaluar dhe madje paraardhësi i tij ja Beqir Nuredini i PDIU ja la postin me mirëseardhje.

Haxhim Memollla ndërroi jetë në moshën 52- vjeçare 7 muaj pasi mori detyrën.

Image