Dusseldorfi i Berishës feston, Rashica vazhdon të vuajë me Werder Bremenin

Dusseldorfi i Berishës feston, Rashica vazhdon të vuajë me Werder Bremenin

Sport February 22, 2020 - 17:26
Lajmet e fundit nga sporti

Furtuna Dusseldorf ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshëm në udhëtim ndaj Freiburgut duke fituar me rezultat 2:0, shkruan Zëri.info.

Ylli i Kosovës, Valon Berisha ishte titullar në këtë sfidë duke luajtur 67-minuta. Me këtë fitore Dusseldorf ka bërë një hap të madh drejtë mbijetesës.

Ndryshe nga Berisha, ylli tjetër i Kosovës, Milot Rashica po vazhdon të vuajë me Werder Bremenin, skuadra e së cilit u mposht në fushën e vet nga Dortmund dhe tash do ta ketë shumë të vështirë mbijetesën.

Rashica luajti 90 minuta në këtë ndeshje.

Në ndeshjet tjera në Bundesliga veçohet fitorja e thellë e Kolnit në udhëtim ndaj Herthas që mposhti me rezultat 5:0. /Zëri.info

Image
Image