Messit i pandalshëm shënon dy gola të shpejtë

Messit i pandalshëm shënon dy gola të shpejtë

Sport February 22, 2020 - 16:48
Lajmet e fundit nga sporti

Lionel Messi ka shënuar një gol spektakolar në sfidën që skuadra e tij Barcelona është duke e zhvilluar ndaj Eibarit në kuadër të javës së 25-të në La Ligan spanjolle, shkruan Zëri.info.

Messi ka shënuar në minutën e 15-të pas një depërtimi spektakolar në mbrojtjen mysafire për të shënuar më pas një gol të lehtë 1:0.

Kjo nuk ishte e tëra pasi Messi ka vazhduar me spektaklin kur ka shënuar edhe golin e dytë për rezultatin 2:0, derisa vetëm dy minuta më vonë ai kompletoi het-trikun kur shënoi për rezultatin 3:0. /Zëri.info