Edhe kryeministri Albin Kurti reagon për rastin e futbollistit serb Ilija Iviq

Edhe kryeministri Albin Kurti reagon për rastin e futbollistit serb Ilija Iviq

Sport February 22, 2020 - 15:59
Lajmet e fundit nga sporti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me rastin e futbollistit serb në Kosovë, Ilija Iviq, prindërit e të cilit u larguan nga puna në Graçanicë pas vendimit të tij që të luajë për një ekip të Kosovës.

Kurti përmes një postimi në Twitter ka thënë që ndarjet e tilla të influencuara nga Beogradi nuk i bëjnë dobi askujt dhe se Iviq duhet të lihet i lirë të zgjedhë vetë ku të luajë.

Ilija Iviq është një futbollist serb, por që ka lind dhe është rritur në Kosovë.

Image

Futbollisti i talentuar prej tri vitesh është pjesë e klubit kryeqytetas KF Flamurtari, ku këtë vit është angazhuar në juniorët dhe ka ndeshje edhe me ekipin e parë.

Për këtë akt të serbëve ka reaguar ashpër edhe Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Image