Feronikeli u mposht nga Llapi, trajneri Sopi tregon nëse këtu është fundi i luftës për titull

Feronikeli u mposht nga Llapi, trajneri Sopi tregon nëse këtu është fundi i luftës për titull

Sport February 22, 2020 - 15:35

Llapi e ka mposhtur Feronikelin në sfidën e javës së 19-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll dhe duket se këtu ishte fundi i ëndrrës së "Niklit" për titull.

Kështu mendon edhe trajneri Agim Sopi, i cili beson se tash e tutje e ka shumë të vështirë luftën për ta mbrojtur titullin, shkruan Zëri.info.

“Ishte një ndeshje e vështirë për ne dhe ne ishim të vetëdijshëm për këtë, pasi që kishim trenin e fundit për të ju bashkuar skuadrave të tjera në kreun e tabelës. Duket se fati na ka kthyer shpinën, pasi që kemi krijuar mundësi të pafundme për të realizuar. Sikurse në ndeshjen ndaj Ferizajt ku krijuam 24 mundësi shënimi edhe në këtë ndeshje ishte e njëjtë. Pasi që as penalltinë nuk arritëm të realizojmë, kjo tregon mungesë fati”, deklaroi Sopi për supersport.

“Ne çdo ndeshje hyjmë për fitore. Do ta analizojmë mirë këtë përballje se ku kemi gabuar dhe këto gabime ti mos i përsërisim. Tashmë do të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës ndaj Trepçës ’89 të cilën do ta kemi në shtëpi”, përfundoi tekniku shkupjan. /Zëri.info