Sejdiu: Po e vuajmë mungesën e disa futbollistëve

Sejdiu: Po e vuajmë mungesën e disa futbollistëve

Sport February 22, 2020 - 15:16

Drenica ka pësuar humbjen e dytë radhazi në kampionat duke bërë kështu që vazhdimi për skuadrën kuqezi nga Skenderaj të jetë shumë i vështirë, shkruan Zëri.info

Trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu ka thënë se humbja ndaj Prishtinës erdhi në momente aspak të mira.

“Nuk dua të justifikohem por sot vërtet kemi pasur mungesa të mëdha. Kemi pasur mungesë Alban Shilloven që nuk kishte drejt lojë sipas marrëveshjes së huazimit dhe kjo bëri që mos ta kemi fuqinë që realisht e kemi.

Lojtarët zëvendësues nuk e dhanë atë që kam pritur. Gjithsesi, goli i hershëm e prishi bilancin dhe e kishim shumë të vështirë ta përballojmë këtë. Një humbje që vjen në moment jo të mirë por shpresojmë se nga takimi i radhës do ta përmirësojmë lojën sidomos në mbrojtje ku po pësojmë gola shumë lehtë”, ka thënë për supesport, Gani Sejdiu. /Zëri.info