Dallku i kënaqur me pjesën e parë, por befasohet nga e dyta

Dallku i kënaqur me pjesën e parë, por befasohet nga e dyta

Sport February 22, 2020 - 15:10

Prishtina ka shënuar fitore më të lehtë sesa është pritur përballë Drenicës duke e mposhtur në Skenderaj me rezultat 3:1 në stadiumin “Bajram Aliu” për ta ruajtur hapin me skuadrat e kreut të tabelës, shkruan Zëri.info.

Trajneri i Prishtinës Armend Dallku është parë shumë i kënaqur me këtë fitore, por ka pasur disa kritika për pjesën e dytë.

“E vendosëm ndeshjen në pjesën e parë dhe kjo na lehtësoi punën ku na dha mundësin t’i pushojmë disa lojtarë në vazhdim. Në pjesën e dytë nuk jam i kënaqur pasi Drenica na vuri në vështirësi dhe kjo nuk duhet të ndodhë. I kisha disa lojtarë që kanë luajtur shumë dhe desha t’i pushojë pak por nuk duhet lejojmë që të biem në pjesën e dytë kështu”, ka thënë Armend Dallku për supersport. /Zëri.info