Prishtina lehtësisht ndaj Drenicës, Llapi ia humbë shpresat Feronikelit

Prishtina lehtësisht ndaj Drenicës, Llapi ia humbë shpresat Feronikelit

Sport February 22, 2020 - 14:54

Prishtina ka shënuar fitore më të lehtë sesa është pritur përballë Drenicës duke e mposhtur në Skenderaj me rezultat 3:1 në stadiumin “Bajram Aliu” për ta ruajtur hapin me skuadrat e kreut të tabelës.

Otto John, Ergyn Ahmeti e Edmond Turku (autogol) shënuan për Prishtinën. Coulibaly shënoi për Drenicën.


Në takimin tjetër pikë të plota ka marrë edhe Llapi që e mposhti Feronikelin me rezultat 2:1, për t’ja humbur kështu gjitha shpresat skuadrës së Feronikelit për ta mbrojtur titullin e kampionit. Ersil Ymeri shënoi dy herë për Llapin ndërsa golin e vetëm për Feronikelin e realizoi Ilir Berisha.

Feronikeli kishte rast ta barazoi rezultatin kur në minutën e 90-të kishte penallti por dështoi Da Silva. /Zëri.info