Rashica sot zbret në fushë kundër Dortmundit, tifozët shpresat tek ai

Rashica sot zbret në fushë kundër Dortmundit, tifozët shpresat tek ai

Sport February 22, 2020 - 11:38
Skuadra e futbollistit shqiptar Milot Rashica përballet me Borussia Dortmundin dhe duke e parë formën e Dortmundit gjasat e Werderit janë të vogla

Werder Bremeni sot do të zhvillojë një ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme në luftë për mbijetesë, shkruan Zëri.info.

Skuadra e futbollistit shqiptar Milot Rashica përballet me Borussia Dortmundin dhe duke e parë formën e Dortmundit gjasat e Werderit janë të vogla.

Megjithatë, tifozët po presin një mrekulli nga Rashica ngjashëm si në garat e Kupës kur futbollisti vushtrrias shënoi gol dhe eliminoi Dortmundit.

Ndeshja Werder Bremen – Borussia Dortmund luhet sot nga ora 15:30, derisa ish futbollisti i Dortmundit, Michael Rummenigge, ka thënë që Rashica është shpresa e vetme e Werderit.

‘Vetëm Milot Rashica mund ta shpëtojë Werder Bremenin dhe atë jo vetëm sa i përket mbijetesës por edhe në aspektin financiar pasi në fund të kampionatit mund t’ju sjell 30-40 milionë euro me shitjen e tij”, ka thënë Rummenigge sipa. /Zëri.info