Rikthehet në fushë Arbër Zeneli

Rikthehet në fushë Arbër Zeneli

Sport February 21, 2020 - 23:47
Lajmet e fundit nga sporti

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli ka sjell lajme të mira para ndeshjes së madhe që Kosova e zhvillon në muajin mars ndaj Maqedonisë së Veriut.

Zeneli duket se tashmë e ka lënë anash lëndimin që pësoi në vitin e kaluar në fanellën e Kosovës kundër Malit të Zi, dhe ai është gati t’i kthehet fushës, shkruan Zëri.info.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i rezervistëve te Reims, Franck Chalençon. Chalençon ka thënë që Arbëri nuk do të luajë më shumë se një pjesë të lojës.

“Arbëri nuk do të luaj më shumë se një pjesë të lojës. Në procesin e shërimit, gjithmonë duhet të shkosh ngadalë’, ka thënë ai. Zeneli nesër pritet të luaj në disa minuta në ndeshjen kundër Schiltigheim. /Zëri.info