Genc Nuza reagon pas kritikave të shumta që mori sot

Genc Nuza reagon pas kritikave të shumta që mori sot

Sport February 21, 2020 - 22:34
Lajmet e fundit nga sporti

Gjyqtari më i mirë në Kosovë i shpallur këtë vit nga Federata e Futbollit e Kosovës , Genc Nuza iu është kundërpërgjigjur kritikave të shumta pas ndeshjes Vushtrria-Drita.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka publikuar faqen e IFAB, ku janë të shënuara rregullat e përcaktuara të lojës së futbollit, duke bërë me dije kështu që nuk ka gabuar asgjë në sfidën Vushtrria – Drita.

“Lexo, mëso, studio në emër të Krijuesit tënd që krijoi çdo gjë”, ka shkruar Nuza.

Image

Nuza sot u kritikua ashpër në ndeshjen që u zhvillua në “Ferki Aliu” ku vendasit pretendojnë që Drita meritoi në dy raste kartonin e kuq (te Fidan Gërbeshi dhe te portieri Tafilovski), e po ashtu protestuan gjatë edhe për një gol të anuluar nga goditja e dënimit. /Zëri.info