Bayern Munich triumfon në frymën e fundit

Bayern Munich triumfon në frymën e fundit

Sport February 21, 2020 - 22:22
Lajmet e fundit nga sporti

Kampioni i Gjermanisë Bayern Munich ka vuajtur shumë përballë Paderbornit në sfidën që e zhvilloi sonte në kuadër të javës së 23-të në Bundesligan gjermane, shkruan Zëri.info.

Bayerni ka triumfuar me rezultat 3:2 më golin e shënuar në minutën e fundit nga Robert Lewandowski.

Ndeshja ishte mjaft interesante pasi mysafirët edhe pse dukeshin inferior përballë gjigantit Bayern ata nuk u dorëzuan asnjëherë duke ia bërë shumë të vuajtur këtë fitore bavarezëve e cila vazhdon t’i mbajë në krye të tabelës.

Lewandowski në këtë ndeshje shëno dy herë, ndërsa një gol tjetër e realizoi Gnabry. Në anën tjetër për Paderbornin shënuan Srbeny dhe Michel.

Bayern i prinë tash renditjes me 49 pikë katër më shumë sesa Leipzig që është në pozitën e dytë por ka një ndeshje më pak. /Zëri.info