Mos e prishni kampionatin!

Mos e prishni kampionatin!

Sport February 21, 2020 - 19:54
"Çka mund të presim nga referët e tjerë kur gjyqtari ndërkombëtar që vlerësohet si më i mirë në Kosovë, Genc Nuza, anulon gola në atë mënyrë. Ndoshta duhet që të kërkojmë gjyqtarë nga jashtë pasi në këtë mënyrë të gjithë jemi të dëmtuar. Frikohem se klubet do të përçahen ndërmjet veti me ndarje të drejtësisë në mënyrë jo korrekte. Dihet se tashmë Drita e ka një përfaqësues të vetin në Komitet Ekzekutiv të FFK-së (Flamur Bunjakun), por duke filluar nga presidenti Agim Ademi dhe të tjerët, të gjithë duhet që neve që nuk jemi të përfaqësuar, të na lejojnë që të luajmë futboll dhe mos të punojnë prapa shpine", deklaroi Remzi Ejupi për Zëri.info

Stinori i ri në elitën e futbollit kosovar ka nisur me akuza ndaj gjyqtarëve.

Që në ndeshjen e parë të parë DigitAlb Kupës së Kosovës, pati akuza në ndarjen e drejtësisë nga klubi i Ballkanit për ndeshjen ndaj Dukagjinit të Klinës ku trajneri Ismet Munishi pati ankesa të shumta në ndarjen e drejtësisë, ani pse skuadra e tij fitoi me rezultat 2:0.

Munishi ka thënë se një gjë të tillë po e bën në mënyrë që kampionati të shkojë në mënyrën korrekte në vazhdim.

Akuzat nuk u ndalën as në ndeshjen e parë të këtij Superligës teksa pas duelit Flamurtari - Trepça '89, mitrovicasit patën ankesa të shumta.

Ditën e sotme, referët ishin sot në qendër të vëmendjes. Derisa për dy ankesat e para, cak ishte Tefik Maloku, sot u akuzua me të madhe arbitri i FIFA-s, Genc Nuza i cili e drejtojë takimin Vushtrria - Drita (2:3), sfidë që i takoi xhiros së 19-të të Superligës.

Vushtrriasve iu anulua një gol që sipas tyre u shënua në mënyrë të rregullt.

“Sot, futbollistët tanë i dhanë leksion futbolli skuadrës së Dritës. Edhe pse jemi në fund të tabelës gjyqtarët duhet të na gjykojnë drejt, sidomos kur kemi të bëjmë me gjyqtarë të FIFA-s. Ne nuk e meritojmë këtë, gjyqtarët duhet të jenë korrekt, nuk ka rëndësi se a janë futbollistë të Dritës, apo cilës skuadrës. Djersa jonë sot u hodh poshtë nga gjyqtarët e ndeshjes”, kishte thënë pas ndeshjes Fitim Llapshtica.

Kryetari i Vushtrrisë, Bajrush Kajtazi, njoftoi për "Zëri" se sonte do të mbahet një takim për të diskutuar për çështjen në fjalë.

“Kryesia sot do ta mbajë një takim dhe aty do të vendosim nëse do të paraqesim ankesë apo jo”, ka thënë Kajtazi për Zëri.info.

“Ka të pakënaqur me atë që ndodhi. Sa i përket lojtarëve, unë jam i kënaqur me entuziazmin dhe angazhimin e vazhdueshëm të tyre. Puna e madhe na pret në vazhdim, por me këtë entuziazëm do ta arrijmë suksesin”, ka përfunduar Bajrush Kajtazi.

Apeli i Remzi Ejupit

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, apelon te të gjithë komuniteti i futbollit që të bëhet kujdes në mënyrë që kampionati të këtë rrjedhë normale.

"Apelojë që mos të prishet kampionati. Me sa kam parë, që në ndeshjet e para është punuar me direktiva në referim dhe një gjë e tillë e dëmton futbollin. Askush nuk ankohet kot. Klubet siç e din të gjithë po punojnë dhe po japin mjete të mëdha për futboll dhe është mëkat që mundi i tyre dhe i futbollistëve të shkojë huq", ka thënë Remzi Ejupi për Zëri.info.

I pari i "bardhekaltërve" ka mbetur i befasuar me ndarjen e drejtësisë nga Genc Nuza në ndeshjen e sotme Vushtrria - Drita.

"Çka mund të presim nga referët e tjerë kur gjyqtari ndërkombëtar që vlerësohet si më i mirë në Kosovë, Genc Nuza, anulon gola në atë mënyrë. Ndoshta duhet që të kërkojmë gjyqtarë nga jashtë pasi në këtë mënyrë të gjithë jemi të dëmtuar. Frikohem se klubet do të përçahen ndërmjet veti me ndarje të drejtësisë në mënyrë jo korrekte. Dihet se tashmë Drita e ka një përfaqësues të vetin në Komitet Ekzekutiv të FFK-së (Flamur Bunjakun), por duke filluar nga presidenti Agim Ademi dhe të tjerët, të gjithë duhet që neve që nuk jemi të përfaqësuar, të na lejojnë që të luajmë futboll dhe mos të punojnë prapa shpine", përfundoi Remzi Ejupi.

Image

Zeka: Nëse vazhdohet kështu, kampionati do të ndërpritet

I shqetësuar me ndarjen e drejtësisë në takimet e para ka mbetur edhe presidenti i Trepçës '89, Abedin Zeka.

Zeka së bashku me Ejupin janë dy investitorët më jetëgjatë në futbollin e Kosovës.

"Javën e kaluar jemi dëmtuar dhe shihet edhe në xhirime filmike kur lojtari jonë (Albert Kaçiku) pranon karton vetëm pse i thotë referit "bravo". Sot e kam parë ndeshjen Vushtrria - Drita dhe nuk mund që një gjyqtar si Genc Nuza ta drejtojë këtë takim pasi që ka luajtur një skuadër në fund të tabelës me një nga vendet e para. Te rasti i golit të Vushtrrisë ne nuk kemi VAR andaj habitem me golin e anuluar. Jam i habitur se si Genc Nuza bie në gracka të tilla. Nëse vazhdohet në këtë mënyrë, kampionati do të ndërpritet", theksoi Abedin Zeka. /Zëri.info

Image