Drita fiton në Vushtrri, pesë gola në ‘Ferki Aliu’

Drita fiton në Vushtrri, pesë gola në ‘Ferki Aliu’

Sport February 21, 2020 - 13:07
Detajet

Drita ka triumfuar me mjaft mund në ndeshjen e parë të xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës në futboll, derisa në udhëtim e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 3-2.

Një fitore e vuajtur e ‘bardhekaltërve’ në “Ferki Aliu”, për më tepër e shumë kontestuar nga vendasit.

Izair Emini, Erjon Vucaj dhe Kastriot Rexha realizuan për skuadrën gjilanase, ndërkohë Drilon Fazliu dhe Bler Istrefi kanë shënuar për ekipin vushtrrias.

Me këtë fitore Drita i bashkohet Ballkanit në kreun e tabelës me nga 37 pikë, por që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Vushtrria mbetet në pozitën e 11-të me 15 pikë të tubuara.

Vushtrria – Drita 2:3

Mbyllet ndeshja 

90+ Akordohen katër minuta lojë shtesë 

GOL: 72 Sulmuesi in Dritës, Kastriot Rexha, ka realizuar gol me kokë për epërsinë e Dritës (2:3)

GOL: 60' Vushtrria e barazon rezultatin në 2:2 me golin e shënuar nga Bler Thaqi

56′ Tifozët e Vushtrrisë, “Forca”, vazhdimisht janë duke e ofenduar në kor gjyqtarin kryesor, Genc Nuzën

46' Nis pjesa e dytë

46' Vushtrria e ka vlerësuar si skandaloz gjyqtarin Genc Nuza pasi ia anuloi një gol Drilon Fazliut. 

Image

 

Përfundon pjesa parë

GOL: 35’ Drita e rikthen epërsinë në 1:2 me golin e shënuar nga Erjon Vucaj, i cili shënoi nga distanca me një goditje precize.

GL: 31’ Vushtrria ka arritur që ta barazojë rezultatin në 1:1 me golin e shënuar nga Drilon Fazliu

Image

GOL: 15’ Drita ka kaluar në avantazh prej 1:0 me golin e realizuar nga Izair Emini. Ai realizoi me kokë pas asistimit të Ilir Blakçorit. 

Image

1’ Nis ndeshja me një minutë heshtje në nderim të ish-futbollistit dhe trajnerit mitrovicas, Gëzim Kaçaniku, i cili sot ndërroi jetë. 

Image

Formacionet zyrtare:

Vushtrria: Koubassanath, Halimi, Kodrolli, Istrefi, Nnorom, Azemi, Salinas, Ahmeti, Fazliu, Zabergja, Okonkwo. Trajner: Fitim Llapashtica

Drita: Tofiloski, Mema, Gerbeshi(C), Cuculi, Blakqori, Shabani, Vucaj, Haxhimusa, Emini, XH.Shabani, Rexha. Trajner: Ardian Nuhiu

Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Burim Jahmurataj