Arsenali fitoi minimalisht ndaj Olympiacosit, kështu e quan rezultatin Mikel Arteta

Arsenali fitoi minimalisht ndaj Olympiacosit, kështu e quan rezultatin Mikel Arteta

Sport February 20, 2020 - 23:44
Lajmet e fundit nga sporti

Arsenali ka shënuar fitore në udhëtim te Olympiacosi në kuadër të ndeshjes së parë të së gjashtëmbëdhjetës së finales së Ligës së Evropës, shkruan zeri.info

Klubi londinez triumfoi me rezultati minimal 1:0.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e ka quajtur si mjaft të mirë rezultatin.

“Është një rezultat shumë i mirë. Së pari të fitosh jashtë fushe në Evropë, por të vish në një fushë si kjo dhe të fitosh, merita iu shkon djemve”, ka thënë Arteta.

“Ne vuajtëm në 10 minutat e parë, ne dhuruam shpesh topin dhe s’mund të kishin vazhdueshmëri në lojë. Në pjesën e dytë, përveç ndërprerjeve, ne kontrolluam më mirë lojën”, shtoi ai./Zëri