FFK angazhon trajnerë me perspektiv në projektin e financuar nga UEFA

FFK angazhon trajnerë me perspektiv në projektin e financuar nga UEFA

Sport February 20, 2020 - 23:19

Sot ka filluar zbatimi i projektit të ri të Federatës së Futbollit e Kosovës për zhvillimin e futbollit të femrave, në kuadër të programit të financuar nga UEFA – "HatTrick".

Pjesë e programin "HatTrick" është edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Pjesë e këtij projekti janë nga dy lojtare të përzgjedhura të secilës grupmoshë nga të gjitha klubet (seniore, U19 dhe U16), derisa me to punojnë trajnerët e përzgjedhur nga KE i FFK-së.

Në stërvitjen e sotme që u mbajt në stadiumin e KF “Rilindja” në kryeqytet vashat punuan me përkushtim, derisa ishin të ndara në grupe të veçanta U16, U19 dhe lojtaret seniore.

Image

Në kuadër të këtij projekti lojtaret do të stërvitin nga një herë në javë në kryeqytet përgjatë pesë muajve të ardhshëm, me çka synohet fuqizimi i tyre në mënyrë që ato në të ardhmen të jenë të gatshme edhe për ekipet kombëtare.

Projekti është duke u menaxhuar nga menaxherja e sektorit te edukimit në FFK, Sanie Krasniqi ndërsa në kuadër te projektit janë përzgjedhur emra të njohur te trajnerëve në regjione si Ardian Llumnica, Ilir Nallbani e Visar Sermaxhaj. Në këtë projekt janë të përfshirë edhe trajnerë Artan Bytyqi dhe Albina Rrahmani. /Zëri.info

Image
Image