Dua Lipa ka një deklaratë interesante për tifozët e Liverpoolit

Dua Lipa ka një deklaratë interesante për tifozët e Liverpoolit

Sport February 20, 2020 - 23:15
Lajmet e fundit nga sporti

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa kishte kënduar në stadiumin olimpik të Kievit para ndeshjes finales të Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit e Real Madridit, transmeton zeri.info

Më 26 maj të 2018-s, Dua këndoi në Kiev para finales të cilën e fitoi Real Madridi me shifrat 3:1.

Ajo ka thënë se një nga momentet më të mira ishte kur tifozët e Liverpoolit kënduan së bashku me të.

“Një nga momentet kryesore të asaj nate ishte kur e kam parë videon e tifozëve të Liverpoolin duke kënduar ‘One Kiss’. U ndjeva shumë e nderuar”, është shprehur Dua Lipa, e cila ka konfirmuar se në maj do të mbajë një koncert në qytetin e Liverpulit.

Dua Lipa thotë se një ditë do të dëshironte të shikonte sërish Liverpoolin nga afër, derisa ka bërë të ditur se babai i saj Dukagjin Lipa është një fans i flaktë i Arsenalit, por ka një ndjeshmëri edhe për Liverpoolin./Zëri