Mediumi zviceran: Kjo është e ardhmja e Zhegrovës te Baseli

Mediumi zviceran: Kjo është e ardhmja e Zhegrovës te Baseli

Sport February 20, 2020 - 22:23
Lajmet e fundit nga sporti

Në javët e fundit, Edon Zhegrova ka shkëlqyer me Baselin, shkruan mediumi zviceran “4-4-2.com”, transmeton zeri.info

Gjiganti zviceran ka opsionin për ta blerë dribluesin elegant.

Por, deri më tani ende nuk është vendosur për ndonjë të ardhme afatgjate.

Viti 2019 nuk mund të kishte shkuar më mirë për Edon Zhegrovën. Me ftesën te Përfaqësuesja e Kosovës, ai festoi një festival të futbollit në kualifikimet për “EURO 2020” – me ekipin e Bernard Challandesit që fitoi 3 prej 8 ndeshjeve.

Në fund të marsit, “Play-Off”-i i Ligës së Kombeve është përqendrimi kryesor për të siguruar kualifikimin në kompeticion.

Shpresa për kualifikimin e parë është e gjallë.

Sezoni filloi jo aq i qartë. Zhegrova shfrytëzohej me raste dhe në shumicën e rasteve ishte në bankë. Por, më vonë 20-vjeçari dhuroi më shumë nga vetja. Ai bëri parqitjen më të fortë deri në tani në fitoren 3:0 ndaj Young Boysit ku ai shënoi dhe asistoi.

Sidoqfotë, sipas informatave të “4-4-2.com”, asnjë vendim ende nuk është marrë për blerjen e tij nga menaxhmenti i Baselit.

I quajtur “Messi kosovar” në vendlindje, ai është i huazuar nga Kengku deri në fund të këtij edicioni.

Klauzola për blerjen e tij besohet të jetë rreth 3.3 milionë euro./Zëri