Çfarë ka ndodhur me portierin që hëngri ushqim ‘live’ gjatë ndeshjes së futbollit

Çfarë ka ndodhur me portierin që hëngri ushqim ‘live’ gjatë ndeshjes së futbollit

Sport February 20, 2020 - 22:00

“Kisha disa fotografë para derës sime”, kujton Wayne Shaw, tre vjet pas skandalit duke ngrënë ushqim gjatë ndeshjes, tranmseton zeri.info

“Ata u munduan ta përfshijnë gruan dhe fëmijtë e mi për një storie. Ishte çmenduri”, ka shtuar ai.

Kanë kaluar plot 1095 ditë që prej se portieri veteran mori vëmendje në medie pasi hëngri ushqim drejtpërdrejtë gjatë ndeshjes.

Ai ishte rezervist për ndeshjen e Sutton Unitedit ndaj Arsenalit.

Fitorja sigurisht se i takoi “topçinjve”, por Shaw e mori vëmendjen më të madhe.

Por, çfarë ka ndodhur me këtë njeri? Që prej kafshatës së ushqimit, ai filloi me një karrierë të re.

Ai tash ka hapur një biznes në lidhje me ushqime. Në fakt, ai shumë shpejt do të hapë edhe një lokal të tipit “Salmon Leap” në vendlindje të tij në Totton, ku ai do t’i gatuajë vetë ushqimet./Zëri