Filloi projekti i ri i FFK-së për fuqizimin e futbollit të femrave

Filloi projekti i ri i FFK-së për fuqizimin e futbollit të femrave

Sport February 20, 2020 - 21:19
Lajmet e fundit nga sporti

ot ka filluar zbatimi i projektit të ri të Federatës së Futbollit e Kosovës për zhvillimin e futbollit të femrave, në kuadër të programit të financuar nga UEFA – HatTrick.

Pjesë e këtij projekti janë nga dy lojtare të përzgjedhura të secilës grupmoshë nga të gjitha klubet (seniore, U19 dhe U16), derisa me to punojnë trajnerët e përzgjedhur nga KE i FFK-së. Në stërvitjen e sotme që u mbajt në stadiumin e KF “Rilindja” në kryeqytet vashat punuan me përkushtim, derisa ishin të ndara në grupe të veçanta U16, U19 dhe lojtaret seniore.

Image

Në kuadër të këtij projekti lojtaret do të stërvitin nga një herë në javë në kryeqytet përgjatë pesë muajve të ardhshëm, me çka synohet fuqizimi i tyre në mënyrë që ato në të ardhmen të jenë të gatshme edhe për ekipet kombëtare.