Ylli i Barcelonës duke u stërvitur përkrah Rey Manajt: Hajde vëlla

Ylli i Barcelonës duke u stërvitur përkrah Rey Manajt: Hajde vëlla

Sport February 20, 2020 - 18:47
Lajmet e fundit nga sporti

Rey Manaj është duke u stërvitur me disa prej futbollistëve më të mirë në botë, shkruan zeri.info

Reprezentuesi i Shqipërisë u transferua te Barcelona B nga Albacete në afatin kalimtar të janarit.

Ndërkohë, prej disa ditësh ai është duke u stërvitur me ekipin e parë të katalunasve.

22-vjeçari ka një marrëdhënie shumë të mirë me lojtarët e tjetër të Barcelonës, teksa kjo duket edhe në stërvitje ku shihet gjithmonë duke qeshur.

Së fundmi ka qenë mesfushori Ivan Rakitic, i cili ka postuar një foto me Manajn në rrjetin social “Twitter”, të cilën e shoqëron me shkrimin “Hajde vëlla”./Zëri