Leipzigu befason Tottenhamin në Londër, Atalanta shënon fitore bindëse ndaj Valencias

Leipzigu befason Tottenhamin në Londër, Atalanta shënon fitore bindëse ndaj Valencias

Sport February 19, 2020 - 22:54

Leipzigu ka triumfuar në udhëtim te Tottenhami në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, shkruan zeri.info

Klubi gjerman fitoi në Londër me rezultatin minimal 1:0.

Ndeshja ishte mjaft e barabartë, me të dyja skuadrat që patën rastet e veta për shënim.

Sidoqoftë, pjesa e parë u mbyll pa gola.

Gjermanët arritën të fitonin një penallti në pjesën e dytë dhe i saktë nga pika e bardhë u tregua Timo Werner në minutën e 58-të.

Në minutat në vazhdim ekipi i Jose Mourinhos u mundua që ta barazonte rezultatin, por pa pasur sukses, kështu që rezultati nuk ndryshoi.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Atalanta shënoi një fitore bindëse në shtëpi ndaj Valencias me shifrat 4:1.

Hans Hateboer (16’, 63’), Josip Ilicic (42’) dhe Remo Freuler (57’) shënuan për italianët.

Ndërsa, golin e vetëm për Valencian në këtë takim e realizoi Denis Cheryshev në minutën e 66-të.

Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 10 mars./Zëri