Ylli i Liverpoolit për Atletico Madridin: Ata festuan sikur kaluan tutje

Ylli i Liverpoolit për Atletico Madridin: Ata festuan sikur kaluan tutje

Sport February 18, 2020 - 23:22
Lajmet e fundit nga sporti

Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Liverpooli është mposhtur në udhëtim te Atletico Madridi në ndeshjen e parë të së tetës së finales së këtij kompeticioni. Madrilenët triumfuan ndaj “të kuqve” me rezultatin minimal 1:0, shkruan zeri.info 

Goli i vetëm u shënua nga Saul Niguez në minutën e katërt.

Mbrojtësi i Liverpoolit, Andrew Robertson ka thënë se madrilenët festuan sikur ta kishin siguruar kualifikimin.

“Ne iu dhamë atyre fillimin më të mirë të mundshëm”, u shpreh skocezi.

“Ne kemi ndeshjen e dytë për të bërë siç duhet”, shtoi ai.

“Ata festuan sikur ta fitonin kualifikimin pas ndeshjes. Ata do të vijnë në ‘Anfield’ dhe ne e dimë se tifozët tanë do të jenë aty”, u shpreh Robertson./Zëri