Van Dijk flet pas humbjes, kështu i motivon bashkëlojtarët e tij

Van Dijk flet pas humbjes, kështu i motivon bashkëlojtarët e tij

Sport February 18, 2020 - 23:16
Lajmet e fundit nga sporti

Liverpooli është mposhtur në udhëtim te Atletico Madridi në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve. Madrilenët triumfuan ndaj “të kuqve” me rezultatin minimal 1:0.

Goli i vetëm u shënua nga Saul Niguez në minutën e katërt.

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk ka thënë se ekipi i tij ka edhe 90 minuta për ta kthyer rezultatin në favor të vetin.

“Ne pësuam gol nga korneri i parë, shansi i parë për ta, madje as një shans. Pak fat. Mesazhi në pushim ishte të vazhdojmë të luajmë. Ne patëm topin për shumicën e ndeshjes, por fatkeqësisht nuk mund të krijonim mundësi të mëdha. Ne kemi edhe 90 minuta për ta kthyer situatën”, tha Van Dijk./Zëri