Notat e lojtarëve: Atletico Madrid – Liverpool

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid – Liverpool

Sport February 18, 2020 - 23:07
Lajmet e fundit nga sporti

Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Liverpooli është mposhtur në udhëtim te Atletico Madridi në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve. Madrilenët triumfuan ndaj “të kuqve” me rezultatin minimal 1:0.

Goli i vetëm u shënua nga Saul Niguez në minutën e katërt.

Niguez dhe Renan Lodi janë vlerësuar me notën më të lartë në këtë takim me 8.0.

Ndërkohë, më së dobëti është vlerësuar Alvaro Morata, i cili mori notën 5.8 nga “SofaScore”.

Në anën tjetër, te Liverpooli notën më të dobët në këtë humbje e mori Mohamed Salah, i cili u vlerësua me 6.1./Zëri

Image